×
  • Sport
  • Sport

    City e mposhtë përsëri Realin dhe kualifikohet në çerekfinale, Juventusit nuk i mjafton vetëm Ronaldo

    Reporteri
    07 Gusht 2020 | 22:57

    Manchester City dhe Lyoni janë kualifikuar tutje në çerekfinale të Ligës së Kampionëve


    Manchester City e ka mposhtur 2-1 Real Madridin në ndeshjen e kthimit të 1/16 dhe kështu ka eliminuar klubin spanjoll me rezultat të përgjitshëm 4-2, shkruan Reporteri.net

    Raheem Sterling dhe Gabriel Jesus shënuan për ‘Qytetarët’ në këtë përballje, derisa golin e vetëm për Realin e shënoi Karim Benzema.

    Në ndeshjen tjetër që u zhvillua sonte Juventusi e ka mposhtur Lyonin me rezultat 2-1,

    Por, pavarësisht kësaj ‘Zonja e Vjetër’ është eliminuar nga Liga e Kampionëve pasi rezultati i përgjithshëm nga dy takimet është 2-2 dhe francezët kalojnë tutje shkaku i golit që e kanë shënuar si mysafir.

    Ronaldo shënoi dy gola sonte për Juven, derisa golin e vetëm për Lyonin e shënoi Depay, që në fund del të jetë edhe i kualifikimit.

    Kështu, çifti i radhës çerekfinal është përcaktuar sonte me Manchester Cityn që do të përballet me Lyonin. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!