×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia jep detaje lidhur me rastin tragjik në Ferizaj, ku dyshohet se djali vrau nënën e tij

    Reporteri
    10 Gusht 2020 | 12:05

    Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot rreth orës 08:20 në komunën e Ferizajit, ku mbeti e vrarë një grua e moshës 83 vjeçare.


    Përmes një komunikate lëshuar për medie, Policia e Kosovës, ka njoftuar se është arrestuar një person i dyshuar për këtë rast, shkruan Reporteri.net.

    “Rreth orës 08:30, policia ka marrë informatën për një rast vrasje e rëndë në Ferizaj. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet police si dhe ekipi mjekësor, ku pas ekzaminimit nga ana e mjekut është konfirmuar se viktima e rastit kishte ndërruar jetë. Viktima M.Ç (Shtetase e Kosovës e moshës 83 vjeçare). Pas hetimeve fillestare, hetuesit policer kanë arrestuar një person të dyshuar lidhur me këtë rast ku i njëjti është duke u intervistuar”, thuhet në komunikatën e Policisë.

    Rastin e ka konfirmuar edhe prokurori Veton Shabani, i cili ka thënë se sipas dyshimeve të para, po dyshohet se ka ndodhur një vrasje brenda familjes.

    “Ka dyshime për vrasje. Mjekësia Ligjore ka marrë trupin e pajetë të viktimës, obduksioni do ta sqarojë situatën më detajisht. Por dyshimet e para janë se këmi të bëjmë me vrasje.”, ka deklaruar Shabani.

    Ai po ashtu ka bërë të ditur se viktima ka jetuar me djalin e saj, i cili sipas informative të para nga vendi i ngjarjes është i dyshuari kryesor.

    “E ndjera ka jetuar me një djalë të saj, që sipas informative të para, ka të meta mendore. Është dërguar për ekzaminimim te psikiatri. I dyshuar për momentin është djali.”, ka thënë Shabani.

    Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizaj, Agim Gashi, ka thënë për Reporterin se hetimet ende nuk kanë përfunduar. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!