Autor: Lirim Gashi
Klubi norvegjez, Viking, duhet të ndihet me fat që ka në skuadër tre futbollistë kosovarë, të cilët në çdo ndeshje po janë vendimtarë.
Veton Berisha, Zymer Bytyqi dhe Ylldren Ibrahimaj janë tre kosovarët që luajnë te Vikingu, shkruan Reporteri.net
Tre musketirët kosovarë vazhdimisht janë në formacionin startues dhe që të tre luajnë në vijën e sulmit, ku kanë qenë mjaft produktivë deri tani për Vikingun.
⭐ Veton Berisha ⭐ Ylldren Ibrahimaj ⭐ Zymer Bytyqi ⭐
?? #KosovoPower pic.twitter.com/OrKk61Cf0r
— Kosovan Football ?? | ? (@kosovanfooty_EN) July 19, 2020
Veton Berisha ka shënuar 7 gola dhe ka dhuruar 3 asiste në 15 xhirot e luajtura deri tani në kampionatin norvegjez. Ai është top golashënuesi i Vikingut.
Në një prononcim ekskluziv për Reporterin, Berisha ka thënë se është ndjenjë shumë e mirë që luan së bashku me Bytyqin dhe Ibrahimajn.
“Për mua, Zymerin dhe Ylldrenin është një ndjenjë shumë e mirë që jemi tre shqiptarë startues në skuadrën e Vikingut. Në fushë po kuptohemi shumë mirë, jemi tre shqiptarë dhe asistojmë në golat e njëri-tjetrit,” ka thënë Berisha për Reporterin.
26 vjeçari po kalon një formë shumë të mirë te Vikingu dhe thotë se aktualisht nuk mendon për oferta tjera, por dëshiron ta jap maksimumin për skuadrën e tij.
“Unë këtë vit jam rikthyer te Vikingu dhe po koncentrohem që të luaj sa më mirë për skuadrën. Unë nuk po koncentrohem në atë se nëse do të vjen ndonjë ofertë e mirë nga ndonjë klub tjetër. Edhe pse në futboll gjithçka mund të ndodhë,” shtoi ai.
Banens Beste, Veton Berisha, gir 10.000,- til @eik_fotball! pic.twitter.com/oi6Wi2w0Tz
— Viking Fotball (@vikingfotball) July 18, 2020
Zymer Bytyqi në këtë edicion ka shënuar 3 gola dhe ka dhuruar 3 asiste deri tani. Ai gjithashtu ka nxjerrur disa penalti, të cilat më pas në gol i ka konkretizuar Berisha.
Edhe Zymeri është shumë i kënaqur që luan në një skuadër me dy bashkëkombas, ku thotë se kalojnë shumë mirë brenda dhe jashtë fushës.
“Të luajmë bashkë ne tre shqiptarë në një skuadër është shumë ndjenjë e mirë. Ne kuptohemi shumë mirë me njëri-tjetrin dhe kalojmë shumë mirë edhe jashtë fushës. Kemi një shoqëri të shkëlqyer,” ka thënë Bytyqi në një prononcim për Reporterin.
Slik valgte Zymer Bytyqi å score sitt første mål for sesongen. ?? ? pic.twitter.com/svVDnuiZZ0
— Viking Fotball (@vikingfotball) July 5, 2020
23 vjeçari ka zhvilluar një ndeshje me Kombëtaren A të Kosovës në miqësoren kundër Suedisë dhe ka thënë se do të punojë shumë fortë që të ftohet përsëri te ‘Dardanët’.
Ylldren Ibrahimaj, që gjithashtu ka qenë i ftuar te Kosova në të kaluarën, këtë edicion ka qenë vazhdimisht startues te Viking, ku ka shënuar 2 gola dhe ka dhuruar 1 asist.
Ndryshe, Vikingu është në vendin e 12-të ku nga 21 golat që kanë shënuar deri tani, mbi 50 % e tyre janë shënuar nga treshja kosovare. /Reporteri.net/
Ylldren Ibrahimaj vs Herolind Shala in yesterday’s clash between @vikingfotball vs @ValerengaOslo.
? Pic via Viking Football pic.twitter.com/mS0LjMx0at
— Kosovan Football ?? | ? (@kosovanfooty_EN) June 28, 2020