×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryeministri Hoti diskuton me partnerët ndërkombëtarë për gjendjen epidemiologjike në vend

    Reporteri
    28 Gusht 2020 | 13:52

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, ka zhvilluar sot një takim virtual me ambasadorët e akredituar në vendin tonë dhe me drejtues institucionesh partnere ndërkombëtare.


    Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Hoti bëri të ditur se në këtë takim ka paraqitur situatën epidemiologjike dhe veprimet që po ndërmarrin institucionet tona për t’i rritur kapacitetet e menaxhimit dhe parandalimit të përhapjes së pandemisë COVID-19, shkruan Reporteri.net.

    Ai u ka shprehur mirënjohen e tij institucioneve partnere për ndihmën e vazhdueshme që i kanë dhënë Kosovës për përballimin e pandemisë.

    Ky është postimi i tij i plotë:

    Në funksion të koordinimit me partnerët tanë ndërkombëtarë, sa i përket situatës epidemiologjike si pasojë e pandemisë COVID 19, bisedova sot në një takim virtual me ambasadorë të akredituar në vendin tonë dhe me drejtues institucionesh partnere ndërkombëtare.

    Në takim paraqita situatën epidemiologjike dhe veprimet që po ndërmarrin institucionet tona për t’i rritur kapacitet e menaxhimit dhe parandalimit të përhapjes së pandemisë COVID 19. Po ashtu, i falënderova vendet dhe institucionet partnere për ndihmën e vazhdueshme që i kanë dhënë Kosovës për përballimin e kësaj pandemie dhe u pajtuam që ta rrisim nivelin e bashkëpunimit. #StrongerTogether

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!