×
  • Lajme
  • Lajme

    Kosnett thirrje qeverisë: Mobilizohuni për ta menaxhuar krizën e koronavirusit

    Reporteri
    28 Gusht 2020 | 18:33

    Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Philip Kosnett ka folur për menaxhimin me pandeminë që po bëhet aktualisht nga institucionet shtetërore.


    Duke folur për takimin virtual me donatorët, Kosnett ka thënë se SHBA-ja është e angazhuar që ta asistojë Kosovën në luftën kundër COVID-19, por se qeveria duhet që të mobilizojë të gjitha resurset për menaxhimin e kësaj krize, shkruan lajmi.net.

    Sipas tij, menaxhimi i virusit, është parakusht për rimëkëmbjen ekonomike.

    “Në forumin virtual me donatorët, theksova se SHBA-të janë të përkushtuara që ta ndihmojnë Kosovën në krizën kundër COVID-19. Qeveria duhet që t’i mobilizojë plotësisht të gjitha resurset për menaxhimin e krizës. Kontrolli mbi virusin është prekuizitë për rimëkëmbjen ekonomike”, ka thënë ai.

    E sipas Kosnett, në këtë luftë, bashkë me qeverinë duhet të jenë edhe qytetarët.

    “Ndërsa qeveria duhet të drejtojë, luftimi i COVID është një punë për çdo qytetar. Populli i Kosovës është i famshëm për energjinë dhe zgjuarsinë e tyre. Këto janë armët tuaja sekrete”, ka shkruar Kosnett.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!