×
  • Lajme
  • Lajme

    Asnjë ankesë nga qytetarët, AKK thotë se nuk ka shkelje të Ligjit të Konkurrencës për çmimet e testeve Covid-19

    Reporteri
    28 Gusht 2020 | 21:24

    Autoriteti i Konkurrencës deri më tash nuk ka marr asnjë ankesë nga qytetarët për çmimet që po ofrojnë laboratorët privatë.


    Madje sipas AKK-së, gjatë inspektimeve nuk është arritur të identifikohet ndonjë parregullsi që bie ndesh me ligjin e konkurrencës.

    AKK nuk gjen shkelje për çmimet e testeve për coronavirus, thotë se deri tash nuk po shkelet Ligji i konkurrencës.

    Mbi 100 laboratorë privatë janë të licencuar për të kryer testimet për virusin korona.

    Mirëpo, jo të gjithë këtë shërbim e kryejnë me çmim të njëjtë.

    E pavarësisht kësaj, ndryshimi i çmimeve nga klinika në klinikë por edhe nga vendi në vend, nuk bie ndesh me Ligjin e konkurrencës.

    Ndërkaq, për dallimet e çmimeve në barna, në konferencë të AKK-së, u tha se përcaktimi i çmimeve në librat fiskal ndryshe me çmimet e komunikuara për qytetarët është përgjegjësi e Inspektoratit të Tregut.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!