Përkundër se në dy seancat e fundit koalicioni qeverisës nuk ka arritur të kalojë me shumicë të thjeshtë projektligjin për rimëkëmbje ekonomike, kryeministri Avdullah Hoti e ka mohuar se nuk kanë votat e mjaftueshme për të shtyrë përpara këtë stimulim financiar për qytetarët.
I pyetur nga KosovaPress për këtë çështje, Hoti e arsyetoi me infektimin me COVID-19 të disa deputetëve të shumicës.
Ndërkaq, i pyetur se a mund ta presë fatin e njëjtë sikur dy kryeministrat paraprakë pas përplasjeve me presidentin Hashim Thaçi, Hoti tha se “nuk jam kryeministër për t’u konfrontuar me askënd brenda institucioneve, por jam për t’i kryer obligimet”.
Ai këto komente i bëri pas një takimi me odat ekonomike.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.