Një 47 vjeçar nga Kosova ka mbetur i vdekur mëngjesin e sotëm në Zvicër.
Gazeta Online ‘Reporteri.net’ merr vesh se i njëjti dyshohet të ketë bërë vetëvrasje.
Një sherr familjar dyshohet të ketë çuar deri te ky vendim 47 vjeçarin M. Berisha nga Gjakova, shkruan Reporteri.net.
Në apartamentin e tij në Cyrih të plagosura janë gjetur edhe gruaja dhe vajza e tij 18 vjeçare.
Ende nuk dihen detaje më të hollësishme nga tragjedia në familjen shqiptare në Zvicër, ndërkohë që raportohet se kosovari jetonte në Zvicër për më shumë 20 vjet, ku edhe drejtonte një biznes të makinave.
Ndërkohë, dëshmitarët për mediat zvicerane e kanë përshkruar familjen e 47 vjeçarit si një familje të qetë dhe e cila nuk kishte pasur konflikte mes vete. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.