×
  • Lajme
  • Lajme

    Ky është 47 vjeçari nga Kosova që u vra sot në Zvicër

    Reporteri
    24 Shtator 2020 | 16:53

    Në mëngjesin e të enjtes, një kosovar ka mbetur i vdekur në Zvicër. 


    Sipas raportimeve deri te vdekja e  tij  ka ardhur pas një mosmarrëveshjeje familjare në një apartament në rrethin 2 të Cyrihut.

    Reporteri.net merr vesh se aty ka mbetur i vdekur 47 vjeçari M.Berisha nga Gjakova.

    Përpos Berishës  të plagosura kanë mbetur edhe dy gra, njëra e moshës 50 dhe tjetra e moshës 18 vjeçare.

    M.Berisha, 47 vjeçar me shtetësi zvicerane, i cili është me prejardhje kosovare, ka vdekur në apartament pavarësisht masave të menjëhershme të rianimacionit.

    Kosovari raportohet se ka drejtuar një biznes të makinave për 20 vjet.  /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!