×
  • Lajme
  • Lajme

    Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj burrit nga Kamenica i cili e vrau bashkëshorten me shufër metalike

    Reporteri
    24 Shtator 2020 | 17:16

    Prokuroria Themelore në Gjilan ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit N.M, i cili dyshohet për vrasjen e gruas së tij me shufër metalike.


    Sipas aktakuzës, i pandehuri N.M., më 25 Korrik 2020, në fshatin Berivojcë, komuna e Kamenicës, për shkak të mosmarrëveshjeve të vazhdueshme familjare, me dashje ka privuar nga jeta bashkëshorten e tij, tani të ndjerën S.M., ashtu që pas fjalosjes, i njëjti me mjet të përshtatshëm – shufër metalike, e ka goditur në dorën e majtë dhe në kokë, e cila pasi është rrëzuar në dysheme, përsëri ka vazhduar ta godasë disa herë në kokë dhe pjesë tjera të trupit, duke i shkaktuar plagë vdekjeprurëse.

    “Në këtë mënyrë, i pandehuri N.M., ka kryer veprën penale ‘’Vrasja e rëndë’’, nga neni 173 paragrafi 1 nën paragrafi 1.3 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Prokurori i rastit i ka propozuar Gjykatës kompetente në Gjilan, që të njëjtit t’i vazhdohet masa e paraburgimit dhe të shpallet fajtor për këtë vepër penale”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!