×
  • Lajme
  • Lajme

    Nasim Haradinaj zbulon se çka i tha Hysni Gucati në telefon pak para arrestimit

    Reporteri
    25 Shtator 2020 | 16:32

    Nënkryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj, thotë se atë e ka thirrur në telefon kryetari i organizatës, Hysni Gucati, pak para se ta arrestonin.


    Sipas Haradinajt, policët e Eulexit i kanë kërkuar Gucatit ta thërrasë nënkryetarin e organizatës së veteranëve të luftës së UÇK’së, para se ai të arrestohej.

    Haradinaj thotë se Gucatin policët e kishin njoftuar se do ta çojnë në Hagë.

    “Hysni Gucati më thirri dhe më tha se po kërkojnë këta me qneë ti këtu me nënshkru, e mu me më marrë në Hagë”, ka thënë Haradinaj para mediave.

    Tutje, nënkryetari i OVL-UÇK-së thotë se ishte nisur për të shkuar në zyrë, por kur u njoftua se aty më nuk e ka shefin e organizatës, nuk u është lajmëruar Eulexit. Lidhur me dosjet, që supozohet që janë të Tribunalit Special, e të cilat i ka publikuar OVL-UÇK, Haradinaj thotë se ata është dashur t’i ruajnë dokumentet e tyre.

    “Ne arkivat tona po i ruajmë. Është dashur edhe ata t’i ruajnë vetë arkivat e tyre” , është shprehur nënkryetari i organizatës së veteranëve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!