Një kosovar 47-vjeçar ka mbetur i vdekur pas një zënke në familje mëngjesin e së enjtes në Cyrih, ndërsa janë lënduar gruaja dhe e bija e tij. Autoritetet zvicerane ndërkohë e kanë arrestuar të bijën e tij 18-vjeçare, pasi që ajo akuzohet se e vrau babanë, shkruan Blick.ch.
Siç ka raportuar “20.minuten”, bëhet fjalë për një 47-vjeçar, që është lindur në Kosovë dhe është marrë me biznes të veturave për 20 vjet.
“Unë e njoh atë dhe familjen e tij gjatë”, ka thënë një nga punëtorët e M.B. “Kurrë nuk ka pasur zënka. Ishin njerëz shumë paqësor. Është e trishtueshme çfarë ka ndodhur”.
Siç ka rrëfyer ai, B. kishte ardhur si 16-vjeçar nga Kosova në Zvicër dhe me bashkëshorten kishte dy fëmijë, një djalë e një vajzë.
“Janë njerëz shumë të mirë. Djali po studion dhe e ka kompaninë e tij”, ka thënë punonjësi. Edhe vajza e tij ka thënë se planifikonte të studionte e bashkëshortja punonte në firmën e B.
Në Facebook B. kishte postuar në të kaluarën shumë foto me familjen. Para 15 orëve kishte postuar një foto duke tymosur një cigare.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.