×
  • Lajme
  • Lajme

    Qeveria vendos: Lejohen kafenetë të punojnë deri në orën 23:30, hiqet ora policore

    Reporteri
    25 Shtator 2020 | 21:08

    Qeveria e Kosovës në mbledhjen e 32’të ka nxjerr vendim lidhur me masat parandaluese të pandemisë që ka shkaktuar koronavirusi, pas propozimit të Ministrisë së Shëndetësisë.


    Gjatë mbledhjes u vendos që të gjithë qytetarët e huaj që do të vijnë nga vendet me risk të lartë, sipas listës zyrtarë të ECDC, duhet të dëshmojnë nëpërmjet testit RT-PCR se nuk janë të infektuar me Covid-19.

    Pastaj, të gjithë subjekteve që ofrojnë shërbime gastronomike, si restorantet dhe kafiteritë, u ndalohet funksionimi nga ora 23:30 deri në 5 të mëngjesit. Ndërsa nga ora 21:00 ndalohet muzika.

    Matja e temperaturës është e obligueshme për të gjithë ata që hyjnë në objekte publike dhe private.

    Më poshtë gjeni komunikatën e plotë të Qeverisë dhe vendimet që ka marrë ajo në mbledhjen e fundit:

     


    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!