Ambasadori i ri i Izraelit në Serbi, Jahel Vilan ka deklaruar se shteti i ri ende nuk e ka njohur teknikisht Kosovën, por se kjo është pjesë e një marrëveshjeje në Uashington, për të cilën nuk beson se do të ndikojë në raportet midis Serbisë dhe Izraelit.
“Atë problem nuk mund ta kuptojë askush më mirë se ne”, ka thënë ambasadori në një intervistë të premten, për mediet serbe. “Njëmend nuk kuptoj gjithçka që është thënë në kuadër të vendimit tonë”, ka shtuar ai.
Rrjedhimisht, sipas tij, është e rëndësishme që të sqarohet kjo sa më mirë që është e mundur, raportojnë mediat serbe.
“Është e vërtetë se teknikisht nuk jemi ende atje, por deklarata e kryeministrit dhe ministrit tonë të Jashtëm janë fakte. Ne e njohim Kosovën, është kjo pjesë e pakos amerikane të masave derisa unë do të bëj çmos që bashkë me krerët e Serbisë ta zbeh ndikimin e atij vendimi në raportet mes Serbisë dhe Izraelit”, ka thënë Vilan.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.