×
  • Lajme
  • Lajme

    23 shqiptarë u masakruan sot 22 vjet më parë në Abri të Epërme, Haradinaj: Askush nuk u dënua për vrasjen e tyre

    Reporteri
    26 Shtator 2020 | 9:36

    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kujtuar 22 vjetorin e masakrës në Abri të Epërme, konkretisht vrasjen e anëtarëve të familjes Deliu.


    Haradinaj shkruan se ata ishin të pafajshëm, megjithatë askush nuk u dënua për vrasjen e tyre.

    “Kosova e pagoi shtrenjtë okupimin, me spastrim etnik e shkatërrime, që nuk janë asgjë krahasuar me humbjet njerëzore.
    Sot në njëzetedy vjetorin e masakrës në Abri të Epërme, kujtojmë martirizimin e familjes Deliu, të cilët nuk u kursyen, pa dallim moshe, që nga foshnjet e deri te pleqtë.
    Ata ishin të pafajshëm, por askush nuk u dënua për vrasjen e tyre. Ne do të qëndrojmë gjithmonë pranë familjeve që humbën të dashurit, e do kërkojmë drejtësi deri në njeriun e fundit.
    Lavdi!”, shkruan Haradinaj.

    Më 26 shtator 1998, në Abri të Epërme, forcat serbe kryen një nga masakrat më të tmerrshme gjatë luftës në Kosovë. Në këtë ditë u masakruan 23 anëtarë të familjes Deliu, në mesin e tyre gra, fëmijë e pleq, nga mosha gjashtë muajsh deri në 94 vjeç. /Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!