Një i ri është gjetur pa shenja jete nga familjarët e tij.
Rasti ka ndodhur sot në fshatin Komogllavë të Ferizajt. Këtë e ka konfirmuar për Reporteri.net zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Rajonin e Ferizajt, Agim Gashi.
“Rreth orës 13:00 familjarët kanë sjell në emergjencën e Ferizajt personin 23 vjeçar, pas kontrollimit mjekut ka konstatuar që i njëjti ka ndërruar jetë, dyshohet se ka pësuar sulm në zemër”, ka thënë Gashi për Reporteri.net.
Ai thotë se me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në mjekësinë ligjore, dhe se rasti është duke u hetuar nga policia. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.