Lionel Messi ishte emri më i përfolur gjatë verës pasi argjentinasi kishte bërë kërkesë për largim nga Barcelona
Por, një largim nga Camp Nou nuk ndodhi me Messin që në fund vendosi të qëndronte te klubi që e rriti, shkruan Reporteri.net
Si një kapiten i vërtetë që është ‘Pleshti’ ka pranuar gabimet e bëra dhe ka kërkuar që skuadra të bashkohet.
“Pas shumë pakënaqësive dua të theksoj përfundimisht: duhet të bashkohemi në emër të barcelonizmit e të mendojmë se më e mira nuk ka ardhur akoma,” ka thënë Messi.
“Marr përgjegjësinë për gabimet e kryera, por gjithcka kam bërë e kam bërë në emër të një Barcelone më të fortë. Tani të ecim para me pasion e dëshirë për të bërë mirë – vazhdoi Messi – të bashkuar e duke shkuar në të njëjtin drejtim.
“E të gjithë tifozëve blaugrana i them vetëm një gjë: nëse kam bërë apo thënë dicka që iu ka fyer, duhet ta dini se e kam bërë duke menguar gjithnjë për të mirën e klubit,”. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.