×
  • Lajme
  • Lajme

    “Shteti është vënë në funksion të Devollëve”, Murati i VV’së bën thirrje që edhe deputetët tjerë ta përkrahin ndaljen e monopolit të homologimit

    Reporteri
    04 Tetor 2020 | 21:00
    © Reporteri.net / Foto: Argjend Mamaj

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati, që inicoi heqjen e monopolist të homologimit të veturave në REPORTERI/INTERVISTA ka thënë se shteti është vënë në funksion të kompanisë Devolli e cila ka monopol për homologim të veturave.


    “Këtu shteti është vënë në shërbim të kompanisë, duke e licenuar dhe mandat me ligj që të gjithë qytetarët që importojnë vetura me i dërgu te ajo kompani me kry procesin e homologimit”, ka thënë Murati në REPORTERI/INTERVISTA.

    Ai ka thënë se shpreson që kolegët e tij deputetët ta mbështesin që të ndalet siç thotë ai zhvatja e qytetarëve.

    “Shpresoj që të ketë vullnet, deputetët duhet të jenë të përgjegjshëm, ta kujtojnë se janë zgjehdur me votat e qytetarëve dhe se duhet t’i mbrojnë interesat e qytetarëve. Për më tepër kur kemi të bëjmë me një zhvatje të panevojshme, këtu veç përfitim ka, humbje s’ka, andaj shpresoj që të gjithë kolegët deputetë ta mbështesim këtë nismë, sepse është një nismë që është në të mirë të qytetarëve”, ka thënë Murati.

    /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!