Çështja e mundësisë së heqjes së 10% të Trustit është një nga temat kryesore në vend, por që koalicioni qeverisës ka dështuar pesë here ta miratojë ligjin për rimëkëmbje ekonomike.
Për këtë çështje është pyetur edhe deputetja e Vetëvendosjes, Fjolla Ujkani, e cila ka thënë se është e dëmshme tërheqja e 10%.
E pyetur në emsionin “Natën me Fatmir Spahiun”, se sa para i ka në Trust, deputetja e VV-së nuk ka treguar sa i posedon, shkruan Reporteri.net.
“Pare në Trust kam sa shumica e popullatës së Kosovës e njerëzve që kanë punuar deriu tash, nuk është një përqindje e madhe. Nuk do t’i tërheq, faktikisht nuk kam çfarë të tërheqi aty”, tha ajo.
Depuetja Ujkani ka thënë se qeveria Hoti është duke u munduar të mbulojë dështimet e njëpasnjëshme dhe po mundohen t’i ndihmojnë popullin me paratë e tyre.