×
  • Lajme
  • Lajme

    Dardan Molliqaj: Gjykata Speciale po arreston njerëz jashtë mandatit të saj kushtetues

    Reporteri
    06 Tetor 2020 | 14:52

    Partia Social Demokrate e Kosovës ka zhvilluar një aksion para selisë së EULEX-it në Fushë Kosovë, lidhur me arrestimet e fundit nga Specialja të krerëve të UÇK-së, asistuar nga policia e EULEX-it.


    Përmes një aksioni simbolik kjo parti ka vendosur një dry dhe zinxhirët tek dyert e objektit të EULEX-it me mbishkrimin “E skaduar” që ka të bëjë me mandatin e këtij misioni, shkruan Reporteri.

    Pas këtij aksioni ka reaguar kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, i cili thotë se Gjykata Speciale po kryen arrestime dhe po mban njerëz në paraburgim jashtë mandatit të saj kushtetues rrjedhimisht në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës.

    Postimi i tij:

    Sot, së bashku me aktivistët e PSD-së, e mbyllëm Gjykatën Speciale.

    Gjykata Speciale po kryen arrestime dhe po mban njerëz në paraburgim jashtë mandatit të saj kushtetues rrjedhimisht në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës. Nga një gjykatë paralele prej sistemit të drejtësisë së Kosovës nuk mund të vie drejtësia por vetëm ndryshimi i të vërtetës së luftës çlirimtare të UÇK-së.

    Kosovës i nevojitet vendosja e drejtësisë prej institucioneve të saj prandaj kjo gjykatë duhet të shkoj.

    https://www.facebook.com/dardanmolliqaj2/posts/3608665532488655

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!