Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Bedri Hamza, ndërsa ka folur për marrëveshjen e 4 shtatorit të nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë ka thënë se roli i Amerikës është jetik dhe pozitiv për Kosovën në dialogun me Serbinë, por ka shprehur brengën e tij për Ujmanin.
“Jemi të bindur që roli i SHBA-ve është jetik dhe është pozitive roli udhëheqës i Amerikës në procesin e dialogut, për më tepër është për tu vlerësuar ngjarja në Shtëpinë e Bardhë edhe inkuadrimi i presidentit Trump në këtë proces, këtu s’ka dilemë. Disa pika të marrëveshjes janë pozitive dhe i kemi përkrahur, disa pika nuk janë të dobishme për Kosovën, e kemi përmend rastin e Ujmanit. Nëse thirremi në Kushtetutë, sovranitet, integritet territorial, karakterin unitar të shtetit, pasuritë e Kosovës i takojnë Kosovës dhe shfrytëzimi i tyre i takon Kosovës. Gjeografikisht një pjesë e Ujmanit është në territorin e Serbisë, por ai liqe është ndërtuar me para të Kosovës, pjesa më e madhe është në Kosovë, hidrocentrali 10 km është në brendi të Kosovës”, ka thënë Hamza në REPORTERI/INTERVISTA.
Ai ka thënë se për këtë pike delegacioni i Kosovës është dashur të ketë kujdes.
/Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.