×
  • Lajme
  • Lajme

    Emocionuese: Vajza e Hamzës e nipat dhe mbesat e Adem Jasharit këndojnë “Çohu Adem”

    Reporteri
    14 Tetor 2020 | 23:00

    Familja e Komandantit legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,Adem Jashari sonte kanë festë. Ata kanë festuar ditëlindjen e 50 të të vajzës së Rifat Jasharit, mbesës së madhe të kësaj familjeje, shkruan Reporteri.net


    E bija e Hamzë Jasharit, Besarta e cila i ka mbijetuar masakrës në këtë familje ka publikuar në rrjetin social Facebook një video shumë emocionuese ku ajo bashkë menipat e mbesat e kësaj familjeje kanë kënduar këngë “Çohu Adem”.

    “Ditë e veçantë në familjen tonë në Prekaz. Iliriana e mixhës Rifat, mbesa më e madhe e babës Shaban, sot mbushi 50 vjet. Ajo, sonte na bashkoj të gjithëve – falëmnderit motër, urime e çdo të mirë për ty❤️. Diçka e zakonshme tek ne Jasharët – këngë e valle shqipe ??”, ka shkruar ajo.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!