×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Flet vëllai i kosovarit të përfshirë në grabitjen e Rinasit: Kemi të ardhura boll, s’kemi nevojë me grabitë

    Reporteri
    02 Maj 2019 | 13:14

    Ragib Hajdini është i arrestuar nga policia dhe dyshohet se bënte pjesë në grupin e Admir Muratajt që kryen grabitjen e 6 milion eurove në Rinas.


    Në një deklaratë për mediat, vëllai i “Dajës” nga Kosova ka deklaruar se ky i fundit është arrestuar pa asnjë provë. Shkaku i vetëm sipas tij është shkuarja në varrimin e Admir Muratajt.

    “Ai eshtë viktimë, vetëm që ka marrë pjesë në varrimin e Muratajt, edhe unë kam marrë pjesë, se një njeri që të vjen dhe të thërret në dasmë, i shkohet edhe në mort, vetëm rreth miqësie jemi me të”, u shpreh Muatafa Hajdini, vëllai i Ragipit, në një prononcim për mediat.

    Ndërkohë qe i biri i të arrestuarit, Dardani, ka thënë se ata kanë të ardhura dhe nuk kanë nevojë të grabisin. “Ne kemi të ardhura, nuk kemi nevojë të grabisim”, u shpreh ai.

    Lidhur me vjedhjen ne Peje, ai ka treguar se “vëllai i tij ka dalë i pafajshëm me vendim të gjykatës së Pejës, pasi nuk janë gjetur prova kundër tij. Gjykata e Pejës ka marrë pafajësi, ka qenë i arrestuar, por nuk kishte dëshmi, vetëm policia i merr ato gjëra, se nuk mundet një njëri të marrë arin në polici”, tha Hajdini.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!