×
  • Lajme
  • Lajme

    Vjehrra, vjehrri dhe kunata e bëjnë për spital nusen në Prishtinë

    Reporteri
    15 Tetor 2020 | 11:10

    Rastet e dhunë në familje në Kosovë janë të vazhdueshme dhe po bëhen shqetësuese.


    Së fundmi një rast i tillë ka ndodhur në Prishtinë, njofton Policia e Kosovës në raportin 24 orësh.

    Policia bën të ditur se pas një mosmarrëveshjeje që kishte pasur me bashkëshortin e saj prishtinasja ishte sulmuar fizikisht nga dy prindërit dhe motra e tij.

    “Lidhur me rastin janë arrestuar dy të dyshuarit një femër dhe një mashkull të dytë kosovarë, të cilët pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, njofton policia. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!