Në Klinikën e Pediatrisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, trajtim mjekësor marrin një numër i konsiderueshëm i fëmijëve, për sëmundje të ndryshme.
Në këtë klinikë ata kërkojnë shërim si pacientë, mirëpo po aty, po rrezikohet jeta e tyre, kjo falë mungeses së infrastruktures e cila nuk duket të jetë në nivelin e duhur.
Në foto të siguruara nga Indeksonline vërehen se disa pjesë të tavanit që kanë rënë në dysheme, duke rrezikuar drejtpërsëdrejti jetën e pacientëve që janë të shtrirë aty.
Të shqetësuar nga kjo gjendje, ata kërkojnë të ndërmerren hapa, kjo me qëllim që mos të rrezikohet jeta e pacientëve që kërkojnë shërim.
Në po të njëjtin repart mungon edhe higjiena, derisa vërehet të ketë shpërthyer gypi i njërës nga banjot, të cilat shfrytëzohen si nga pacientët ashtu edhe nga stafi mjekësor.