×
  • Sport
  • Sport

    Ish-gardiani i Kosovës fillon aventurën e re në kampionatin finlandez

    Reporteri
    22 Tetor 2020 | 23:18

    Ish-portieri i Trepçës 89 dhe Llapit, Bledar Hajdini pas një lëndimi që ka pasur është rikthyer përsëri në aksion.


    Hajdini në një prononcim për mediumin “Indeksonline” ka treguar se po stërvitet me klubin e Ligës së Dytë të Finlandës, Tampere.

    “Jam duke u stërvitur me klubin e Tamperes por këtu kampionati është duke u zhvilluar dhe mbetet të shihet se çka do të ndodhë në të ardhmen”, u shpreh ai.

    Tutje, ai tregoj se a ka oferta nga ekipet e elitës finlandeze dhe nga Superliga e Kosovës.

    “Te Finlanda jam në kontakt edhe me ekipin e ligës elitare, kurse nga Kosova kam pas oferta në fillim të sezonit po s’kam qenë 100% gati të shohim po erdhi ndonjë ofertë dhe nga Kosova do e shikoj”, përfundoj Hajdini.

    Hajdini sezonin e kaluar ishte pjesë e Llapit por nuk pati mundësi të kishte shumë minuta për shkak të problemeve që kishte me lëndime.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!