×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Kurti: Rikthimi i qeverisjes së mirë është aq i nevojshëm – zgjedhjet dhe ndryshimet, të domosdoshme

    Reporteri
    26 Tetor 2020 | 14:16

    Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, ka thënë se rikthimi i qeverisjes së mirë është i nevojshëm për vendin.


    Sipas tij vonesa e kësaj por edhe e zgjedhjeve të reja, gjithnjë po bëhet më e pamundur.

    ”Lëvizja është shumica. Rikthimi i qeverisjes së mirë është aq i nevojshëm kurse zgjedhjet dhe ndryshimet janë të domosdoshme. E, vonimi i këtyre po bëhet gjithnjë e më i pamundur”.

    Këto komente, Kurti i tha përmes një reagimi të tij në facebook, ndërsa bëri të ditur se Lëvizjes Vetëvendosje iu janë bashkuar edhe disa anëtare të reja.

    ”Florije Rexha dhe Valentina Rexha, nënë e bijë me prejardhje nga Gjakova, u anëtarësuan në VETËVENDOSJE!. I mirëprita në takim bashkë me aktivisten e Lëvizjes Esma Bunjaku”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!