Behgjet Pacolli ka kujtuar kohën kur ishte i varfër dhe nuk kishte asgjë, dhe tash që ka gjithçka i kujton dhe i kupton më së mirit personat që rriten si u rrit ai.
Pacolli, përmes një shkrimi në Facebook, thotë se pasi ishte i varfër e kupton ndjesinë e vështirësive financiare.
Postimi i tij:
Si dikush që jam rritur në kushte më të vështira financiare sesa shokët e mi të klasës, unë e kuptoj shumë mirë ndjesinë e sfidave financiare.
Ndihma ndaj dikujt në nevojë nuk ju bën më të varfër. Për mua, kjo është një çështje e natyrshme.
Fondacioni im prandaj vazhdon çdo muaj të jap bursa për shumë studentë të rinj, ndihmë për të sëmurët jashtë vendit dhe në fusha të tjera, pa kamera ose shfaqje.
Kjo është çfarë e bën zemrën time të lehtë!
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.