Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Philip Kosnett ka thënë se vendimi i qeverisë për të shuar task-forcën kundër korrupsionit ka qenë i gabuar.
Ambasadori Kosnett këtë deklaratë e ka bërë në “Debat Plus” të RTV Dukagjinit.
“Mendoj se ka qenë vendim i gabuar pasi task-forca kundër korrupsionit ka qenë shumë efektive. Nëse do të modifikohej kjo task-forcë do të ishte diçka normale”, tha ai.
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë thotë se edhe shkarkimi i disa drejtorëve të institucioneve ka krijuar percepsionin te popullata se është bërë për shkaqe politike.
Kosnett nuk ka dashur të përgjigjet nëse pas vjedhjes së dy milionë euro dikush është dashur të japë dorëheqje.
“Qytetarët e Kosovës meritojnë të shohin një hetim serioz për këtë rast. Nuk është puna ime që të them se duhet të shkarkohet dikush…Njerëzit duhet të japin llogari për gabimet e tyre dhe gabimet që ndodhin në institucionet e tyre”.
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë thotë se korrupsioni dhe nepotizmi janë ndër problemet më të mëdha që përballet Kosova.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.