×
  • Lajme
  • Lajme

    Kjo është gruaja që dyshohet se u vra nga burri dhe u varros tek Ibri, FSK-ja po e kërkon trupin

    Reporteri
    28 Tetor 2020 | 11:06

    Mirjeta Zeka-Shabani nga Mitrovica, e cila ka jetuar në Gjermani prej disa vitesh, është zhdukur që një vit e shtatë muaj.


    Mirjeta, besohet se është zhdukur nga data 31 mars e vitit 2019 kur edhe ishte dita e fundit e qëndrimit të saj në Kosovë dhe ajo kishte planifikuar të kthehej sërish në Gjermani ku jetonte me bashkëshortin.

    Edhe vëllezërit e saj e kishin parë për herë të fundit në natën e 31 marsit. Por, ata e morën vesh se motra e tyre ishte e zhdukur vetëm dy muaj më vonë kur më 4 qershor u telefonuan nga bashkëshorti i saj, Nehat Shabani.

    Vëllezërit e saj dyshuan fillimisht se motra e tyre nuk ishte zhdukur, por ishte vrarë nga bashkëshorti i saj.

    Vetëm gjatë këtij muaji, vëllezërit e Mirjetës kanë marrë një informacion se trupi i saj mund të jetë varrosur afër lumit Ibër ku edhe tashmë kanë nisur kërkimet.

    Familja ka konfirmuar se kërkimet kanë nisur edhe nga FSK-ja pas kërkesës së tyre, për çka raportoi mbrëmë edhe Reporteri.

    Gazeta ka marrë vesh se janë dy lokacione ku po kërkohet trupi i gruas nga Vushtrria, ndërkohë që shtrati i lumit Ibër është vendi më i dyshuar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!