×
  • Lajme
  • Lajme

    I infektuar me Covid-19, kjo është gjendja shëndetësore e Albin Kurtit

    Reporteri
    28 Tetor 2020 | 11:22

    Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, është infektuar me coronavirus. Lajmin për këtë e ka bërë të ditur vetë ai.


    Nga VV-ja kanë treguar për gjendjen shëndetësore të Kurtit.

    Zëdhënësi i VV-së, Përparim Kryeziu, ka thënë për Gazetën Online “Reporteri.net” se gjendja shëndetësore e Kurtit është e mirë.

    “Në përjashtim të simptomave për të cilat ka njoftuar vetë z.Kurti, gjendja shëndetësore e tij është shumë e mirë”, ka deklaruar Kryeziu për Reporteri.net.

    Kryeziu shton se Kurti po vazhdon kryerjen e obligimeve të tij në vetizolim.

    Kurti ka njoftuar sot se simptomat e COVID-19 i janë paraqitur para dy netësh, derisa ka theksuar se të martën është testuar dhe ka rezultuar pozitiv.

    “Parmbrëmë kisha disa simptoma: kokëdhembje të lehtë, pak koll dhe dhembje e skuqje të syve. Dje jam testuar për COVID-19 dhe kam rezultuar pozitiv. Në dy javët në vijim do të qëndroj në vetizolim”, ka shkruar Kurti në Facebook.

    Në fillim të vitit 2019, Kurti ishte shtrirë në Intensivë për shkak të komplikimeve që i ishin shfaqur si pasojë e një ftohjeje.

    Drejtori i Infektivës, Hamdi Ramadani, kishte treguar se fillimisht ekzistonin dyshimet se kreu i VV-së, ishte prekur nga gripi sezonal. /Reporteri.net/.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!