Anëtari i Krysisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca ka thënë se Ramush Haradinaj është shumë i dobët politikisht dhe se zgjedhja e tij për president të Kosovës do të ishte gabim, shkruan Reporteri.net.
Sipas tij Vetëvendosje nuk do të ja garantojë askujt postin e presidentit dhe do të bëjnë cmos që presidenti të mos bëhet pjesë e pazareve politike.
“Jo nuk ka pasur kurrfarë ndryshimi të relacionit me AAK. Z.Haradinaj ka qenë shumë aktiv për ta rrëzuar Qeverinë Kurti sepse ka dashur t’i fus ministrat e vet në qeverisje dhe tash po e luan atë lojën e cila është evidente në skenën tonë politike që duke e parë që VV nuk bëhet pjesë e pazarit dhe meqë VV-në e ki jashtë pazarit me 30 deputetë, këtij i ka ardhë njëfar penalltie e kuorumit sepse PDK-LDK me pakicat i kanë 75 numra. Tash ky është bërë “kingmaker” edhe e lyp presidentin, kaq është puna e lojës politike. VV nuk bëhet pjesë e kësaj. Ne mendojmë se Haradinaj do të ishte një president i gabuar. Duke filluar prej bagazhit të tij politik, prej profilit të tij do të ishte totalisht një president i gabuar”, tha Konjufca në Prime Time të Kanal10.
Ai ka thënë se Ramush Haradinaj ka profil të dobët politik.
“Profil të dobët politik. Drejtimi që ia ka treguar ai Kosovës. Sukseset më të mëdha janë që Devolli po ja merr 50 milionë Kosovës”, tha ai.
Ai tha se Haradinaj ia ka mundësuar Devollëve këtë gjë.
“Ja ka shtru tepihin e kuq. Këtu nuk mund të fshihen as Haradinaj dhe as të tjerët. Qeverisja e tij ka qenë krejtësisht në funksion të këtyre njerëzve, të këtyre oligarkëve”, tha Konjufca.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.