Emisari Special i BE’së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka thënë se në bisedimet e sotme kanë shënuar një hap përpara.
Sipas Lajçakut sot dy kryenegociatorët janë pajtuar që të mbajnë raundin e dytë të bisedimeve për pretendimet financiare dhe pronat.
“Sot ne bëmë një hap tjetër drejt marrëveshjes gjithëpërfshirëse për normalizim duke mbajtur edhe raundin e dytë të bisedimeve mbi pretendimet financiare dhe pronën. Po ashtu ishte hera e parë që kryenegociatori i ri serb Petar Petkovic iu bashkua diskutimeve tona. Vazhdon së shpejti”, ka shkruar Lajcak në Twitter.
Ndryshe, Qeveria e Kosovës përmes një njoftimi ka thënë se sot në Bruksel është biseduar ekskluzivisht për pensionet dhe kadastrin.
Përkundër diskutimit të gjatë për këto tema, qeveria bëri të ditur se ende nuk ka përafrim të ndjeshëm të qëndrimeve.
Por megjithatë, u njoftua se është arritur pajtueshmëri që diskutimi i këtij elementi të marrëveshjes së përgjithshme, pretendimeve financiare dhe e çështjeve të pronës midis dy vendeve, të vazhdohet në takimin e radhës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.