×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia dënon anëtarin e Bordit për luftimin e Covid-19, ishte vetëm e pa maskë në veturë

    Reporteri
    29 Tetor 2020 | 19:07

    Është njëri nga akterët kyç për të dhënë propozime se si të luftohet përhapja e COVID-19 në vend. Madje shumica prej rekomandimeve që sot zbatohen në Kosovë vijnë nga Bordi i themeluar nga Qeveria e Kosovës për ta luftuar koronavirusin.


    Ky Bord, ndër të tjerash ka rekomanduar që dënimi nuk i kap njerëzit të cilët janë vetëm në veturë e që nuk e kanë të vendosur maskën.

    Por një rekomandim të tillë, siç duket nuk po e njeh policia e Kosovës. Nga ky institucion hetimor, para dy ditëve e kanë dënuar pikërisht një anëtar të këtij bordi. Arsyetimi. Nuk kishte maskë, ani pse ishte vetëm në veturë.

    E kundër këtij vendimi të policisë ka dal mikrobiologu, Lul Raka.

    Ai ka dhënë detaje për këtë rast.

    “Në takimin e pardjeshëm njëri nga anëtarët e grupit është dënua që s’ka pas maskë në veturë. Nuk ka logjikë, është i padrejtë. Në veturë kur je vetëm nuk ke nevojë që ta bartësh maskën. Nuk ka logjikë”, është shprehur Raka në T7.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!