×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj për sulmin terrorist në Nicë: Populli i Kosovës ndanë dhimbjen me francezët

    Reporteri
    29 Tetor 2020 | 20:04

    Kryetari i partisë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se është i tronditur me sulmet terroriste në Francë.


    Sipas tij, Franca i ka dhënë pafundësisht shumë qytetërimit dhe lirisë, andaj ekstremizmi dhe terrorizmi, nuk mund ta sfidojnë Francën dhe as vlerat që ajo përfaqëson.

    “I tronditur me sulmet terroriste në Francë. Në këto momente të vështira, qytetarët dhe populli i Republikës së Kosovës, ndajnë dhembjen me popullin francez. Franca i ka dhënë pafundësisht shumë qytetërimit dhe lirisë, andaj ekstremizmi dhe terrorizmi, nuk mund ta sfidojnë Francën dhe as vlerat që ajo përfaqëson”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!