×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjendet pa shenja jete një person në fshatin Mramor

    Reporteri
    29 Tetor 2020 | 20:22

    Një person është gjetur pa shenja jete në fshatin Mramor të Prishtinës.


    Rasti ka ndodhur rreth orës 18:10.

    Sipas policisë rasti është cilësuar si “vdekje e dyshimtë”.

    Zëdhënësi i policisë Daut Hoxha, tha për Reporteri.net se njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes.

    Hoxha theksoi se vdekja është konfirmuar nga ekipet shëndetësore.

    “Rreth orës 18:10 Policia në Prishtinë ka pranuar një informatë lidhur me një vdekje të dyshimtë. Menjëherë njësitet policore kanë dalë në lokacion, janë informuar edhe ekipet e nevojshme emergjente, nga kompetentet shëndetësore është konfirmuar vdekja e personit, përderisa veprime tjera policore lidhur me rastin janë në proces”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!