Skuadra e Arsenal ka shënuar fitore të lehtë në përballjen me Dundalk.
‘Gunners’ kanë fituar në xhiron e dytë të fazës së grupeve në Ligën e Evropës, kur në terrenin e tyre u kontestuan nga Dundalk.
Lojtarët e Mikel Arteta arritën të shënonin tri gola për të arkëtuar tri pikët.
I pari që gjeti rrjetën ishte Nketiah, me golin e shënuar në minutën e 42’ të takimit.
Vetëm dy minuta më vonë golin e gjeti edhe Willock, për të çuar Arsenalin më të qetë në pushim.
Rezultatin final e vulosi Nicolas Pepe, me golin e shënuar një minutë pas fillimit të pjesës së parë.
Me këtë fitore Arsenal shkon në gjashtë pikë për pozitën e parë, kurse Dundalk mbetet pa pikë edhe pas xhiros së dytë.