×
  • Lajme
  • Botë

    Gjermania shënon rekord ditor të rasteve me COVID-19

    Reporteri
    30 Tetor 2020 | 12:56

    Agjencia për kontrollin e sëmundjeve e Gjermanisë ka raportuar të premten se vendi ka shënuar rekord ditor të rasteve me COVID-19, me gjithsej 18,681.


    Rastet e reja e çojnë totalin në gati gjysmë milioni.

    Autoritetet gjermane kanë vënë Austrinë dhe Italinë në listën e vendeve me rrezik të lartë për koronavirus.

    Udhëtarët e kthyer në Gjermani nga rajonet në listën e vendeve me rrezik për infektim, duhet të qëndrojnë në izolim 14-ditor dhe të bëjnë testin për COVID-19, raporton AP.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!