Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, ka bërë të ditur se deri më tani vetëm tre subjekte politike kanë paraqitur emrat e kandidatëve për pjesëmarrje në zgjedhjet që do të mbahen në Mitrovicë të Veriut.
Në një lidhje direkte në emisionin Info Magazine, ai ka treguar se bëhet fjalë për Partinë Demokratike të Kosovës, një kandidat të pavarur dhe Listën Serbe.
“Deri në këto momente janë vetëm tre subjekte politike që kanë paraqitur kandidatët e tyre për pjesëmarrje në zgjedhjet e 29 nëntorit”.
“Bëhet fjalë për PDK-në, kemi një kandidat të pavarur dhe Listën Serbe”.“Këto aplikime do të shqyrtohen dhe nëse përmbushen të gjitha aspektet ligjore, do të certifikohen për pjesëmarrje në këto zgjedhje”, u shpreh ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.