Takime me sa më pak njerëz, kjo është e përbashkëta e porosisë së qeveritarëve zviceranë drejtuar popullit.
Përmes kësaj videoje, të 7 ministrat, anëtarët e Këshillit Federal i janë drejtuar popullit të Zvicrës, duke i kërkuar vetëpërmbajtje dhe angazhim të përbashkët për tejkalimin e situatës së rëndë në të cilën ndodhet Zvicra nga koronavirusi.
Mes tjerash, ata, secili në gjuhën e vet (gjermanisht, frengjisht dhe italisht) theksojnë se zviceranët, në gjendjen ku ndodhen aktualisht, duhet të heqin dorë nga shumëçka, për hirë të sigurisë së tyre dhe saj të të tjerëve, shrkuan albinfo.ch.
Ministrat dhe ministret vënë theksin në lënien anash të takimeve, edhe kur ato na mungojnë shumë. Takime me sa më pak njerëz, kjo është e përbashkëta e porosisë së qeveritarëve zviceranë drejtuar popullit.
“Vala e dytë na ka kapur dhe ne jemi në rrezik të mos kemi shtretër të mjaftueshëm” ka thënë njëri nga ministrat ndërsa të tjerët kanë vënë theksin në privimet të cilat duhet t`i bëjmë të gjithë në mënyrë që të frenojmë, aq sa është e mundur, pandeminë e rrezikshme.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.