Presidenti i AKR’së Behgjet Pacolli ka folur për suksesin e tij si biznesmen. Ai thotë se puna e madhe iu ka shpërblyer me sukses.
“Shumëkush thotë ‘milioni i parë’. Mua nuk më ka impresionu shumë milioni i parë”, tha Pacolli në emisionin “Tète-A-Tète me Adelinën” në Kanal10.
“Vetëm dëshira shumë e madhe e kreativiteti kanë mundësuar që të bëjë një punë kolosale e si rezultat i saj kanë ardhur më pak se gjysmë milioni dhe ai ka qenë motivim për të vazhduar”, tha Pacolli.
Por sa para mban zakonisht në kuletë Pacolli?
“Diku 20-30 euro që me pagu një kafe”, shtoi ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.