×
  • Lajme
  • Botë

    Rritja e rasteve me Covid-19, Italia pritet t’i vendos të hënën masat e reja

    Reporteri
    01 Nëntor 2020 | 8:01

    Kryeministri italian, Giuseppe Conte pritet t’i njoftojë disa masa të reja shtrënguese, ditën e hënë, për shkak të përkeqësimit të situatës me COVID-19.


    Mediat italiane raportojnë se Conte pritet të prezantojë masat e reja ku mes të cilave janë rikthimi i izolimit në zonat e rrezikuara dhe ndalimin e qarkullimit të qytetarëve mes rajoneve.

    Momentalisht Italia ka vendosur disa masa duke përfshirë mbylljen e lokaleve dhe restoranteve, por përkeqësimi i ditëve të fundit po i detyron autoritetet të ndërmarrin sërish masa ekstreme.

    Ditën e fundit Italia raportoi mbi 30 mijë raste të reja me COVID-19.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!