×
  • Lajme
  • Botë

    Kartelet e drogës ekzekutojnë me 11 plumba gazetarin

    Reporteri
    01 Nëntor 2020 | 8:49

    Gazetari Arturo Alba është vrarë në pjesën veriore të Meksikës, që konsiderohet si pjesa më e rrezikshme sa i përket sigurisë së gazetarëve në këtë vend.


    Nga fillimi i vitit janë vrarë të paktën pesë gazetarë. Gazetari i Multimedios është qëlluar me 11 plumba, ka bërë të ditur gjykatësi Cezar Peniche, duke shtuar se motivi i sulmit deri më tani mbetet i panjohur.

    Ai ka bërë të ditur se nuk e hedh poshtë mundësinë që Alba që jetë vrarë nga grupeve mafioze për shkak të punës së tij si gazetar në qytetin Siuadad Huares, që është shumë afër vendkalimit kufitar El Paso në Teksas të SHBA-ve.

    Kujtojmë që në Meksikë, kartelët e drogës i kanë shpesh cak gazetarët që raportojnë për sulmet e tyre.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!