×
  • Lajme
  • Botë

    Ngjarje e rëndë: I riu me veshje mesjetare vret me shpatë 2 persona, plagos 5 të tjerë

    Reporteri
    01 Nëntor 2020 | 9:28

    Një ngjarje sa e rëndë aq edhe e pazakontë u regjistrua mbrëmjen e djeshme në qytetin e Quebec në Kanada.


    Një i ri rreth të 20-ave i veshur si në mesjetë ka vrarë me shpatë dy persona si dhe ka plagosur 5 të tjerë.

    Ngjarja u regjistrua në orën 22:30 në zonën e Parliament Hill në Quebec.

    Identiteti i të riut nuk bëhet i ditur ndërkohë që ai u arrestua menjëherë pas ngjarjes.

    Nuk dihen ende shkaqet e kësaj vrasje teksa policia po punon ende për zbardhjen e saj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!