×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Aksident me fatalitet në Viti: Dy të vdekur, një i lënduar rëndë

    Reporteri
    01 Nëntor 2020 | 10:41

    Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në në rrugën “Kllokot” në Viti, mesnatën e së shtunës, ka njoftuar Policia në raportin 24 orësh.


    Si pasojë e këtij aksidenti kanë mbetur të vdekur dy persona dhe një tjetër është lënduar rëndë.

    “Ka ndodhë një aksident trafiku ku i përfshirë ka qenë vetëm një automjet me ngasës mashkull Kos. i cili ka humbë kontrollin gjatë ngasjes dhe është goditur në një ujëmbledhës nga betoni. Si pasojë e aksidentit dy persona meshkuj kosovarë kanë humbur jetën dhe një tjetër mashkull kosovarë është i lënduar rëndë”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.

    Policia thotë se me urdhër të prokurorit trupat e pa jetë janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, i lënduari gjendet në QKUK për tretman të mëtutjeshëm mjekësor”

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!