Abelard Tahiri i ka bërë reklamë Presidentit Hashim Thaçi, i cili vazhdon të qëndrojë kryesisht me zyrtarët e PDK’së.
Deputeti i partisë së tretë në Kosovë ka thënë se është krenar me themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Në mesin e të pranishmëve shihet edhe Adem Grabovci, ish-zyrtar i PDK’së i njohur në aferën “Pronto”.
“Përgjithmonë krenar me brezin e njerëzve që themeluan Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, dhe përmes luftës për liri, e vunë në vend sakrificën dhe të drejtën e popullit tonë, për Kosovën shtet të pavarur e sovran”, ka shkruar Tahiri.
Dy prej ish-themeluesve të UÇK’së, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli, janë hetuar nga Prokuroria Speciale derisa në verën e këtij viti ky institucion propozoi aktakuzë ndaj tyre.
Ende nuk dihet nëse është konfirmuar apo hedhur poshtë një aktakuzë e tillë.
Presidenti Thaçi i ka shpeshtuar takimet kohëve të fundit edhe me Ramush Haradinajn, i cili po kërkon të bëhet Shef i Shtetit pasi këtë pozita ta lirojë ish-Kryetari i PDK’së.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.