Pas rasteve të reja me koronavirus ka kaluar në mësim në distancë edhe gjimnazi “Sami Frashëri” në Prishtinë.
Pas disa rasteve pozitive së fundi është rekomanduar nga autoritet shëndetësore që të vazhdohet mësimi me skenarin C, pra mësim në distancë. Po ashtu në mësim në distancë nga e hëna kalon edhe gjimnazi “Ahmet Gashi”.
E në institucionin parashkollor “Gëzimi Ynë” në Prishtinë ka pasur raste pozitive, si pasojë dy klasë do të vijojnë mësimin nga distanca për dy javë.
Drejtoresha për Arsim në komunën e Prishtinës, Shpresa Shala, ka treguar për KOHËN se deri më tash në Prishtinë dhjetë shkolla kanë shkuar me skenarin C, pra mësimin në distancë.
“Deri tash shkollat që kanë shkuar në skenarin C janë: gjimnazi “Ahmet Gashi”, gjimnazi “Sami Frashëri”, shkolla e mjekësisë “Dr. Ali Sokoli”, shkollat fillore “Hasan Prishtina”, “Dardania”, Faik Konica”, “Xhemail Mustafa”, “Anton Zako Çajupi”, “Azemi e Salihu” dhe “Xhavi Ahmeti”. Institucioni parashkollor “Gëzimi Ynë” dy klasë kalojnë online, por vazhdon pjesa tjetër”, ka thënë Shala, e cila edhe vet ka treguar se është e infektuar me koronavirus.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.