Shtete të ndryshme të botës kanë marrë vendime për shtrengim të masave dhe po shkon drejt mbylljes për shkak të numrit të madh të rasteve me coronavirus.
Edhe Kosova dje mori vendim që të rikthehen disa masa, konkretisht kufizim të punës së gastronomëve e qendrave tregtare nga 05:00 deri 21:00 të mbrëmjes.
Por deputeti i Vetëvendosjes, Eman Rrahmani, thotë se është e rrezikshme nëse shkohet drejt mbylljes pasi shteti nuk po ka mundësi t’iu dale në ndihmë bizneseve.
“Këto vlerësime duhet të vijnë prej institucioneve shëndetësore, duhet të jene profesionale si në kohën e qeverisë Kurti, pasi ata e bëjnë vlerësimin dhe rrezikshmërinë se si duhet vepruar. Është e rrezikshme nëse shkojmë drejt një mbyllje për shkak se kemi pa që shteti nuk mund t’iu dalë në ndihmë as binzneseve as qytetarëve dhe nëse bëhet një bllokim total do të kemi probleme edhe ekonomike edhe tjera”, ka thënë Rrahmani në REPORTERI/INTERVISTA.
Ai tha se lidhur me marrjen e masave në vendin tone po ndodh e kundërta me shtetet tjera.
“Në vendet perëndimore arsimi dhe shkollat janë në fazën e fundit të mbylljes, te ne ndodh e kundërta mbyllen shkolla edhe universitete”, tha ai.
/Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.