×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Bekim Kabashi: Situata me Covid-19 nuk është menaxhuar mirë

    Reporteri
    02 Nëntor 2020 | 21:31

    Drejtori i Gazetës Online “Reporteri.net”, Bekim Kabashi, ka thënë se në Kosovë nuk është menaxhuar si duhet zbatimi i masave anti-Covid.


    Ai ka thënë se për dallim nga shtete të ndryshme në Kosovë qytetarët janë obliguar të mbajnë maskat në rrugë e në sheshe dhe janë gjobitur nëse nuk e kanë bërë këtu, kurse janë lejuar pa to brenda lokaleve e qendrave tregtare.

    Kabashi ka shprehur shqetësimin më tej se si qytetarët lejohen të hynë në lokale e kafiteri pa ju matur fare temperatura.

    “Edhe pse Ministria e Shëndetësisë ka vendosur rregulla që janë strikte që duhet të matet temperatura në kafiteri, në lokale të mbyllura, në qendër të Prishtinës në asnjë kaifteri nuk matet temperatura e një qytetari që futet në lokal. Kjo do te ishte masë parandaluese që qytetari që ka temperaturë do të evitohej të infektojë qytetarët tjerë që janë brenda objektit. Në Qendrat Tregtare matet temperaturë, por kur hynë brenda askush nuk i konktrollon edhe pse mundësia e e shpërndarjes së virusit është më e madhe”, tha Kabashi në RTV Dukagjini, shkruan Reporteri.net.

    Ai përmendi edhe rastet kur policët kanë rrahur qytetarët në sheshe pse nuk e kanë vendosur maskën, edhe pse nuk e përjashtoi mundësinë që qytetarët nuk i kanë zbatuar thirrjet e zyrtarëve policorë. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!