×
  • Lajme
  • Lajme

    LDK reagon pas zhvillimeve me Gjykatën Speciale: Vendi po kalon një situatë të vështirë institucionale

    Reporteri
    05 Nëntor 2020 | 15:48

    Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar për zhvillimet e fundit lidhur me Gjykatën Speciale.


    LDK bën të ditur se po ndjek me vëmendje zhvillimet e fundit lidhur me vendimet e Dhomave të Specializuara dhe aktin e sotëm të dorëheqjes së Presidentit të vendit, teksa thekson se vendi po kalon në një situatë të vështirë institucionale.

    Në reagimin e LDK-së thuhet se për të tejkaluar këtë situatë kërkohet unifikim e vendime të përgjegjshme politike dhe institucionale.

    “Lidhja Demokratike e Kosovës vlerëson se vendi po kalon një situatë të vështirë institucionale, e cila, përveç se duhet të përballohet me qetësi dhe maturi, kërkon edhe unifikim e vendime të përgjegjshme politike dhe institucionale”, thekson komunikata.

    Tutje thuhet se LDK beson thellë se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë e pastër dhe është zhvilluar vetëm si mjet i fundit për të ndaluar dhunën sistematike, represionin dhe gjenocidin e shtetit serb në Kosovë.

    Lidhja Demokratike e Kosovës, e bindur thellë se drejtësia duhet të jetë e paanshme dhe e pavarur, apelon që insitucionet përkatëse të zbatojnë standardet më të larta për gjetjen e së vërtetës dhe të garantojnë një proces të drejtë dhe të ligjshëm.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!